Ka qenë një informacion nga interpol që ka informuar autoritetet e turke se Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello” që trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine në Europë ndodhej në Stamboll.
Gazetari Sokol Brahaj nga Turqia inform për Report Tv se interpol në bashkëpunim me autoritetet Italiane dhe të Turqisë kanë dhënë gjeneralitetet me të cilat kishte hyrë I fshehur në Turqi Dritan Rexhepi.
Media turke informoi se ai kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Për Report Tv Brahaj informon se zona ku u arrestua Dritan Rexhepi njihej si zona ku jetonin ‘mbretërit e drogës’