U kapën me tritol, armë e granata në makinë, burg për 3 të arrestuarit në Durrës

3 Qershor 2021, 14:53 | Përditesimi: 3 Qershor 2021, 14:53

Barim Flora, Ardjan Gjoka, Jemin Flora iu caktua masa burg pa afat nga Gjykata e Durrësit, në lidhje me akuzën e trafikut të armëve municione dhe lëndëve plasëse.

Prokurori i çështjes Bledar Bejko kërkoi arrest me burg për 3 personat nën akuzën e trafikut të armëve dhe lëndëve plasëse, akuza që u hodhën poshtë nga avokatët mbrojtës, të cilët thanë se nuk kemi të bëjmë me trafikim armësh, por vetëm armëmbajtje pa leje.

r.k./Shqiptarja.com