U konfliktua me kushëririn dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 26-vjeçari në Durrës! I gjenden 53 fishekë

22 Gusht 2023, 10:59

Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas një konflikti që ka pasur me kushëririn e tij. Në pranga ka rënë Euron Balla, i cili  pas një sherri për motive të dobëta me kushëririn M. B., 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri për ta kanosur.