U konfliktuan me pronarin dhe qëllojnë me armë në drejtim të lokalit të tij, arrestohen dy të rinj në Korçë

24 Maj 2021, 15:29 | Përditesimi: 24 Maj 2021, 15:29

Dy të rinj janë arrestuar pasi janë konfliktuar me pronarin e një lokali dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të barit të tij, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, Korçë, ku Luçiano Xhialli, 19 vjeç, dhe Klajdi Latka, 16 vjeç, janë konfliktuar pas një sherr të çastit me pronarin e lokalit M.F. Pas konfliktit 16-vjeçari, i cili kishte një armë zjarri me vetë ka qëlluar në drejtim të lokalit.

r.k./Shqiptarja.com