U kthye në detyrë pas akuzave si pjesë e grupit 'Bajri',Grima:Falenderoj FSHF që më besoi

4 Nëntor 2019, 12:48

Një vit pas arrestimit si pjesë e grupit Bajri në operacionin ‘Oaz’, për akuzën e manipulimit të ndeshjeve, ekzaktësisht të Vllaznisë B me Tërbunin, trajneri i kombëtares së femrave Amir Grima, është kthyer në krye të detyrës. Ai u la i lirë për mungesë të provave që e implikonin duke lënë pas një periudhë të vështirë ku herë ishte I arrestuar dhe herë me detyrim paraqitje.

Grima: "Ka qenjë një periuydhë që nuk do tia uroj asnjë njeriu ta provojë, por duke patur afër shokjë dhe miq gjithçka do të kalojë."

Më tej Grima foli për besimin që ka te ai federata, e cila menjëherë e ktheu në krye të detyrës.

Grima: "Besoj që është një vlerësim i madh që federata në asnjë moment nuk e ka humb besimin te unë pas gjithë atyre problemeve. Vlerësim është që më riktheu prap në detyrë. Jam i lumtur që do ta vijoj sërish këtë punë për të mos e lënë në mes atë që nisëm dhe të vijojmë ato projekte që kemi."

Ndeshja e ardhshme e kombëtares së femrave është kundër Skocisë, për të cilën Grima thotë se do të marrim pikët e para pavarësisht se është një kundërshtar shumë i vështirë. Aktualisht pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e fundit me 0 pikë.