U arrestuan si pjesë e grupit Bajri/ Shpallen të pafajshëm ish-trajneri Armir Grima, Nelson Hysa e Fabiol Rexhepi

Është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër, Armir Grima. Ish-trajneri i Kambëtares për Femra dhe ish-portieri i Vllaznisë u arrestua së bashku me grupin e Bajrajve në Shkodër.

Po kështu janë liruar nga çdo masë edhe boksieri Nelson Hysa si dhe  ish-portier i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën të ditur se çështja për ta është pushuar pasi nuk janë vërtetuar akuzat.

Grima, Hysa dhe Rexhepi akuzoheshin për trukim ndeshjesh për të cilën qëndruan për disa kohë në burg dhe më pas nën masën detyrim paraqitje e arrest shtëpie.

Për sa i përket Grimës masa e sigurisë për të u lehtësua më parë nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërsa më pas në detyrim paraqitje. Ai nuk është një emër i panjohur, ndonëse jo i lidhur më parë me ngjarje kriminale. Ai ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Grima ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në momentet kur Vllaznia ka pasur probleme. Ai dha dorëheqjen nga pozicioni që mbante për shkak të angazhimit me kombëtaren e futbollit të femrave. Ndërkohë ndaj tij nuk është vërtetuar asnjë akuzë që e lidhte atë me grupin kriminal, apo me trukimin e ndeshjeve.

Këta tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtarë të grupit Bajri, të dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Në kuadër "Oaz" u arrestuan 11 persona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire se vini ne Albanistan: 22/10/2019 12:53

    Tani do shpallen sportistet i vitit , me tej kandidature per kyetar bashkie , e me pas pse jo dhe per preident sepse ku koke lopa jane mori ca mori dhe do leje pas ardhesit e tije binjake !

    Përgjigju
  • XXC: 22/10/2019 11:50

    E paskan ber pagesen kta. Ne shqiperi te fusin ne burg pa asnje prove, dhe presin tu japesh lek e te te nxjerin. Kjo praktike vaxhdon akoma njelloj.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 22/10/2019 11:41

    Urime per Armirin (se te tjeret Nuk I njoh), se eshte djale flori dhe kjo ngjarje e ka lwnduar shume, sepse ka qene krejt pa faj dhe te punosh me ndershmeri ne Shkodren e kronikave te zeza (fatkeqesisjt) nuk eshte kollaj.i

    Përgjigju
    • Lupen: 23/10/2019 00:19

      Bravo @shkodrani,i madh je.Rrofte ligji,rrofte partia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë