U larguan nga seanca, Rrushaj: U shkel rregullorja, kërkojnë zvogëlimin e hapësirës së përfaqësimit të opozitës në Kuvend

13 Shtator 2021, 18:27 | Përditesimi: 13 Shtator 2021, 18:27

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se ata u larguan nga seanca e sotme plenare për shkak se u shkel rregullorja dhe se u tentua që opozitës t'i zvogëlohej hapësira e përfaqësimit në Kuvend.

Partia Demokratike nuk pranoi që deputetët e LSI të jenë pjesë e saj në komisionet parlamentare, kërkesë që u artikulua nga Petrit Vasili, ndërsa Lulzim Basha kërkoi që përbërja e komisioneve të miratohej siç ishte, pa përfaqësues të LSI.

KT/Shqiptarja.com