U masakrua nga bashkëshorti me sëpatë! Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd! Qemal Bici vari veten

8 Qershor 2021, 15:27 | Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:27

"Report TV" ka siguruar foton e Lumturie Bicit, 50-vjeçarja e cila u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja u regjistrua në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

r.k./Shqiptarja.com