U mbajt rreth dy orë ne lokalin ku vrau shokun, largohet nga vendi i ngjarjes Marjus Dema

11 Maj 2021, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 13:43:56

Pas me shumë se dy orë ku qëndroi në vendin e krimit tek rruga ‘5 Maj’, pasi vrau shokun e tij Mehmet Qemën, 28-vjeçari Marjus Dema është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dema ishte kthyer në vendin e ngjarës për të ndihmuar për hetimet e mëtejshme në lidhje me krimin. Ai tha se armën në tavolinë  e kishte sjellë Mehmeti dhe se ai ka qenë duke lozur me të, ndërkohë që nuk dinte se kishte plumb brenda.

‘Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.