U mohuan shkollën fëmijëve, çifti në Kamëz dënohen me 3 vite burg! Falet bashkëshortja, do kujdeset për fëmijët

27 Korrik 2020, 16:03

Tre vite burg do të vuaj Roland Kryemadhin dhe bashkëshortja e tij Besarie Kryemadhin për akuzën e keqtrajtimit të miturve, pasi çifti i bashkëshortëve nuk lejonin fëmijët të shkolloheshin.

Arsimi 9-vjeçar është i detyrueshëm ndërsa çifti Kryemadhi privon tre fëmijët nga kjo e drejtë, ku edhe pas këtij dënimi fëmijët ende nuk shkojnë në shkollë.