U mori varësen me forcë dy pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet 32-vjeçari

27 Korrik, 11:55

 

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u ka vjedhur me forcë varësen dy pushuesve në plazhin e Durrësit.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigurisë, 32-vjeçari Gëzim Myzeqari (Jakupi) banues në lagjen nr.2 në Kavajë, i merr nga qafa varësen një gruaje dhe më pas largohet.