U nda nga jeta pas një arresti kardiak, homazhet për gazetarin Artur Zheji do të mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht, 15:47 | Përditesimi: 24 Gusht, 15:47

Homazhet për gazetarin, që u nda nga jeta një ditë më parë teksa ndodhej me pushime në Sarandë, do të mbahen nga ora 10:00-12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta iu bashkua edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

    I.M/Shqiptarja.com