'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'

25 Tetor, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2024-10-25 14:12:08

Për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën e parave në fjalë.SPAK: Paraja në dorë (cash) është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k të Ardjan Malasi, e cila më pas i investonte në pasuri të paluajtshme.