U përplas me socialistët për banorët e Rrjollit dhe bllokoi foltoren, PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga Kuvendi

4 Mars, 11:29 | Përditesimi: 4 Mars, 11:29

Sipas PS, në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare. Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet sot në orën 12:00 për të vendosur për përjashtimin ose jo të Shehajt me 20 ditë.

A.M/Shqiptarja.com