U pezulluan se s'i kaluan shtetit 235 mijë m2 tokë, 11 punonjësit e Kadastrës Lezhë ankimojnë vendimin: Shkelje ligji, u fsheh vendimi që rrëzoi konfiskimin e pronave

11 Shkurt, 13:57

11 punonjësit e Agjencisë së Kadastrës në Lezhë kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendimin e shkallës së parë për pezullimin e tyre nga detyra, pasi janë vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjyqësor.