U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Çela i nënshtrohet operacionit! Mjeku: Gjendja stabël

1 Mars, 21:02

Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, është futur në sallën e operacionit në spitalin e Traumës. Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtime në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.