U prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë, duke iu premtuar tendera te 'Infrastruktura'!

11 Gusht 2023, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2023-08-11 14:14:43

Indrit Aliu (Kolleshi) ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas denoncimit të një biznesmeni, i cili kuptoi se ishte mashtruar. Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë duke u premtuar tenderë të ndryshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave të ndërtimit.