U qëllua me armë sa doli nga shtëpia në Vlorë/ 27 vjeçari telefonoi policinë, identifikohet automjeti i autorëve

20 Tetor 2020, 07:50

Policia ka marrë një telefonatë nga 27 vjeçari Mero Ferraj, banues në Vlorë, i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Burime bëjnë me dije se dy persona kanë ruajtur personin në banesë dhe më pas ai ka tentuar që të dalë nga shtëpia.