U shembën materialet termoizoluese që kushtuan 68 mln lekë, rifillon mësimi në shkollën e Ersekës ‘Papa Kristo Negovani’! Kreu i bashkisë: Do riparojmë dëmet

4 Maj 2023, 09:51 | Përditesimi i fundit: 2023-05-04 09:53:06

Mësimi ka vijuar normalisht në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” të Ersekës, dy ditë pasi u shemb fasada. Prindërit janë të shqetësuar dhe ankohen për punimet pa cilësi, kryer 5 vite më parë në këtë shkollë. Ndërsa kryebashkiaku Erion Isai tha se fasada po riparohet, ndërsa nuk preferoi të flasë për shkaqet e shembjes.