U shoqëruan dje për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, lirohen tre ‘të fortët e Niklës’: S'kemi lidhje me ngjarjen! Merren në pyetje 10 të tjerë

5 Korrik 2023, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2023-07-05 17:35:08

Dy vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar nga policia pas shoqërimit që iu bë ditën e djeshme për t'u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës