U shpall i pafajshëm nga GJKKO-ja, Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg edhe për korrupsion e pastrim parash ish-shefin e operacionales Oltion Bistri! Do të rikthehet në qeli, pasuritë miliona € i kalojnë shtetit

11 Nëntor, 16:07 | Përditesimi: 11 Nëntor, 16:07

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, do të rikthehet në qeli pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 7 vjet e 4 muaj burg në dosjen “Metamorfoza” dhe vendosi konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 dyqaneve dhe 1 mln euro cash. Bistri ka qëndruar në qeli afro 2 vjet e 4 muaj burgim, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj.  I mbeten për të vuajtur rreth 3 vjet e 10 muaj burg.

A.E/Shqiptarja.com