U shpall ‘non grata’, Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë time, ftoj sekretarin amerikan Antony Blinken të çojë provat

26 Tetor 2021, 18:52

KAVAJË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ tashmë nga SHBA, si i përfshirë në veprime korruptive në shpërdorimin e fondeve publike, tha nga Kavaja që gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij nga sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken. Madje Berisha e ka ftuar këtë të fundit që të çojë provat, por sipas tij është i sigurt që prova nuk ka.

‘Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Antony Blinken të dërgoje në gjykatën e Parisit, çdo provë, fakt, dokument që ka për Sali Berishën. Ju garantoj se ka zero, zero, zero. Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them rroftë Drejtësia.’- tha Berisha.