U sulmuan me molotovë nga militantët e Berishës, 4 policë dërgohen në spital

22 Mars, 21:02 | Përditesimi: 22 Mars, 21:02

3 efektivë të Policisë së Shtetit janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit e Partisë Demokratike. Të tre efektivët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një efektiv i Rrugores, i cili po merr ndihmë mjekësore në QSUT. 

E.H/Shqiptarja.com