U vetëvra prej dhunës nga bashkëshorti, përcillet sot për në banesën e fundit 52-vjeçarja Fatbardha Likrama, e motra tregon kalvarin e vuajtjeve: E kanë rrahur deri sa i ka rënë të fikët

5 Maj 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-05-05 12:59:39

Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve, tentoi t'i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, duke u larguar në shtëpinë e motrës, që jeton përballë pallatit të saj në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Por gruaja e dhunuar, që 3 ditë më parë kishte zgjedhur të mos heshtte dhe guxoi të denoncojë dhunën në polici, u mor forcërisht nga shtëpia e motrës për t'u kthyer në gjirin familjar, që ndryshe nga paqja dhe dashuria i ofronte dhunë. Nën këtë presion, e ndjerë e vetme dhe pa mbështetje,  52-vjeçarja i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit pasditen e 4 majit.