U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij jashtë një lokali në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës

10 Qershor 2023, 13:05

Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Ngjarja ndodhi në 1 qershor ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.