U vra në Itali duke mbrojtur shokun, familja e Klajdi Bitrit hap dyert e mortit në Lushnje

2 Shtator 2023, 10:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-02 13:46:07

Familja e Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian ka hapur dyert e morit në Lushnje një ditë pasi mbërriti trupi i pajetë nga Italia. Në shtëpinë e familjes së të ndjerit kanë shkuar për ngushëllime Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa.