U vra në Itali, familjarët në Kallmet të Lezhës të tronditur nga krimi, hapin dyet e mortit

2 Qershor 2023, 10:42

U vra në Itali, familjarët në Kallmet të tronditur nga krimi, hapin dyet e mortit

Familja Kola në fshatin Kallmet të Lezhës ka hapur dyert e mortit. Vrasja e 33-vjeçarit i ka tronditur të gjithë në këtë fshat, pasi viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj me njëri tjetrin. Jashtë kameras fqinjet thonë se dy familjet kishin patur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.

Mbetet ende mister motivi i vrasjes së Alfons Kola, pasditen e 31 majit 2023 në zonën e Breshias në Itali. Bashkëatdhetari i tij, Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje 

52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë së duhanit "Leonessa" në Calcinato. 

  •