U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë ngjarja!

9 Dhjetor 2020, 13:31
  • Përcillet në banesën e fundit Klodjan Rasha, 25 vjeçari i cili u vra mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie në rrugën "Dritan Hoxha", në lagjen e tij, me 2 plumba. Shokët e Klodjan Rashës, ia kanë hedhur fajin policit, pasi sipas tyre i riu nuk kishte armë me vete. Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.