Udhëzimi/ Ulet në 30 numri i nxënësve për një klasë në sistemin parauniversitar! Shkollat me mbi 800 nxënës do të kenë 3 nëndrejtorë

17 Korrik 2023, 18:24

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, vendos një standard të ri për të gjithë sistemin parauniversitar, duke e ulur numrin e nxënësve për një klasë, nga 35 në 30. Parashikohet që një shkollë e mesme, do të ketë 3 nëndrejtorë kur numri i nxënësve është mbi 800 ndërsa vitin e kaluar ishte mbi 900.