'Ujërat e zeza të Linit derdhen në liqen. Del nevoja përsipër, lahen hajvanët në liqen!', banorët revoltohen me Ramën: Nuk e mbajti premtimin

18 Qershor, 17:21

Fshati Lin i Pogradecit që mirëpret qindra turistë të huaj vuan mungesën e kanalizimeve. Gjithë ujërat e zeza të fshatit derdhen në liqen duke shkaktuar ndotje masive. Banorët shprehen se ndër vite kanë marrë me dhjetëra premtime, përfshirë dhe Kryeministrin Rama por puna për rrjetin e kanalizimeve ende nuk ka nisur.