Ujësjellësi i Himarës ‘than’ lumin Shushicë, Bajram Peçi: Të ndalen punimet, dëmtohet Vjosa! Goro: Projekti i qeverisë, puna do vijojë

21 Mars 2023, 14:28 | Përditesimi: 21 Mars 2023, 14:28

Në fshatin Kuç të Vlorës ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri që do furnizojë me ujë banorët e Himarës. Aktivisti dhe gazetari, Bajram Peçi thotë se shfrytëzimi i ujit të Shushicës dëmton dhe Vjosën që u shpall Park Kombëtar. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Himarës thotë se janë kryer studimet dhe nuk do të ketë impakt në mjedis.

r.k./Shqiptarja.com