Ujësjellësi i ri në Tresh të Lezhës nuk vihet në punë, rrejti elektrik nuk përballon pompat, fshati ‘thahet’ për ujë! Bashkia: Së shpejti do jetë në funksion

28 Korrik 2022, 20:55

Ujësjellësi i ri është gati, por banorët e fshatit Tresh në Lezhë vuajnë sërish furnizimin me ujë të pijshëm, problem që vijon prej më shumë se 20 vitesh. Ndonëse i ndërtuar nga e para, ujësjellësi nuk është vënë në funksion pasi rrjeti elektrik nuk përballon fuqinë e pompave.