“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!

25 Qershor, 15:48

Banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje jetojnë pranë qytetit por nuk marrin asnjë lloj shërbimi. Prej vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshem, por me uji pusi, të ndotur. Ndërsa rruga është e amortizuar dhe nuk hyn as ambulanca.