Uji i ndotur në çezma, banorët në Këlcyrë: Po na helmojnë! Ujësjellësi: Mund ta konsumoni

6 Qershor 2023, 19:51

Rreth 200 banorë në një fshat të Këlcyrës ankohen se uji shkon në çezma i ndotur. Ndërsa ndërmarrja e ujësjellësit pretendon se analizat bëhen rregullisht dhe uji mund të konsumohet. Por edhe nga pamjet që sjell kamera e Report tv, uji dukshëm është me ngjyrë.