Ulet akciza por jo çmimi i naftës! Bordi: Do shitet 224 lekë/litër! Ministria: Me akcizën, çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

3 Prill, 20:52 | Përditesimi: 3 Prill, 20:52

Bordi i Transparencës vendosi sot çmimin e naftës në 224 lekë për litër, niveli më i lartë që prej nisjes së luftën në Lindjen e Mesme. Ndërsa për benzinën çmimi do të jetë 181 lekë për litër. Vendimi do të nisë të zbatohet nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Çmimet u caktuan në këto kuota, pasi më parë u zbrit një shumë prej 9.5 lekësh nga aplikimi i reduktimit me 20 % të akcizës.

    I.M/Shqiptarja.com