Ulet prodhimi vendas i energjisë, rritet me 7 herë importi! INSTAT: Më tremujorin e parë familjarët rritën konsumin

24 Maj 2022, 19:59

Në tremujorin e parë prodhimi i energjisë elektrike në vend është ulur me 39.7% si pasojë e mungesës së reshjeve, ndërsa nga ana tjetër për të furnizuar vendin është importuar 7 herë më shumë energji elektrike nga jashtë. Në këtë situatë, të dhënat e INSTAT flasin për uljen më mbi 67% të eksportit të Energjisë.