'Ulet trau' në doganat tokësore për pulat e importit! Lejohet importi i mishit të pulës vetëm në portin e Durrësit

9 Qershor 2021, 19:32 | Përditesimi: 9 Qershor 2021, 19:32

Çdo ngarkesë me mish pule apo shpendë të gjallë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia do të bllokohen në kufijtë tokësore. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë per ndalimin e perhapjes se gripit te shpendeve, po zbatohet ne çdo dogane, përveç Portit të Durrësit ku ende nuk ka urdhër për bllokimin e mishit të pulës që vjen nga importi.

r.k./Shqiptarja.com