'Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë', Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029! Ironizon opozitën: Faturën e kripur e merrni më 9 maj

18 Nëntor, 11:30 | Përditesimi: 18 Nëntor, 11:30

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se pragu i regjistrimit për TVSH-në, nga 10 milionë lekë që është aktualisht do të ulet në 5 milionë lekë, ndërsa biznesi i vogël do të vijojë të paguajë zero tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Rama tha se ulja e pragut synon të pengojë bizneset e mëdha të shmangin detyrimet duke u paraqitur si biznese të vogla. Ai ironizoi edhe opozitën, duke i thënë se “ faturën do ta keni të kripur” në zgjedhjet e 9 majit.

 

K.Ta/Shqiptarja.com