Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës/ Rama: Kapitalizmi është kafshë e egër që s’bëhet lepur, Qeveria duhet të ndërhyjë për zbutjen e hendekut! Kontrolle të shtuara bizneseve

22 Nëntor, 11:09 | Përditesimi: 22 Nëntor, 11:09

Kryeministri Rama tha se Qeveria dhe institucionet do të shtojnë kontrollet në biznese, për të parë nëse çmimet e produkteve ushqimore janë ulur, pas uljes në 6% të TVSH-së për 54 produkte bazë të shportës ushqimore. Qytetarët Rama i këshilloi që të 'konsultoheshin' me 'Pasqyrën Dixhitale të Çmimeve' për të bërë krahasimet mes subjekteve të ndryshme.

A.Hl/Shqiptarja.com