Ullinjtë dhe shega e ëmbël e Vlorës

17 Nëntor 2020, 20:51

Veri Jug ju sjell në ullishtat e Vorës, saktësisht në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në një takim me specialistë të vreshtave me ullinj, me agrume, por vitet e fundit edhe me shegën e ëmbël të Vlorës. Menaxherja e qendrës Athina Gjyli flet ekskluzivisht për Veri Jug për fondin gjenetik të qendrës shkencore dhe bashkëpunimin me bujqit, por edhe me bashkpuntorin e vjetër shkencor, doktorin e shkencave agronomike Pjerin Preka, njeriun që njihet si Pjerin Red në rrethet shkencore të Italisë, Spanjës, Greqisë dhe vendeve mesdhetare, për shegën e tij shqiptare dhe 257 varietete të reja shegësh që mund të kultivohen në vendin tonë. Cilat janë disa nga vlerat ushqyese dhe curative të frutit të shegës dhe cfarë fitojnë biznesmenët shqiptarë me kultivimin e saj.