‘Ulni kokat’, thirrja e policit 25 vjeçar për kolegët brenda komisariatit para se të qëllonte efektivin! Autori: E vrava se shante nga nëna e më thoshte qorr, pinte alkool para pune

24 Maj 2022, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2022-05-24 15:29:01

Zbardhet dëshmia e efektivit që vrau kolegun mbrëmë brenda ambienteve të komisariatit nr 3 në Tiranë. Ai ka deklaruar se viktima e tallte prej dia kohësh, vetëm pinte e nuk punonte. Mësohet se autori kurohej me ilaçe antidepresive, ndërsa Report Tv siguron pamjet e momentit kur kolegët përpiqen ta fusin policin e sapoplagosur në makinën e policisë drejt urgjencës për trajtim mjekësor.