Ulqini në Report TV: Nëse Meta shpërndan parlamentin do të ndodhë më keq se me dekretin për 30 Qershorin

20 Nëntor 2019, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2019-11-20 14:50:18

TIRANE-Deputeti i PS-së, Musa Ulqini i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Ilir Meta ka shtuar numrin e shkeljeve me ngërçin ku ka futur Gjykatën Kushtetuese prandaj shumica i është drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij me prova të reja. Ai tha se Meta nuk ka shanse që të shpërndajë parlamentin, pavarësisht dëshirës. Por nëse ndodh një gjë e tillë, socialisti kishte një paralajmërim 'ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore' duke lënë të kuptohet se shumica nuk do ta njohë.

"Presidenti ka shtuar numrin e shkeljeve, kemi bërë një dokument parlamentar dhe e kemi bërë të qartë këtë gjë. Meta do të kishte dëshirë të jashtëzakonshme politikisht ta shpërndante parlamentin, por nuk ka asnjë mundësi. Ai mund ta ndërmarrë dekretin por do të ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore. Presidenti është qartësisht në konflikt interesi, se të gjithë sulmin e ka ndaj KED- Kushtetueses dhe parlamentit. Presidenti nuk ka mundësi të shpërndajë parlamentin. Ne po listojmë edhe një tjetër shkelje. Kuvendi mund të shtyjë punën e komisionit nëse është e nevojshme".

Por si e komenton Ulqini vendimin e Ilir Metës për ta shpallur ambasadorin e BE-së Bernd Borchardt 'non grata' në Presidencë? "Keqardhje e jashtëzakonshme. Se argumenti i parë se është shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Si mund të penalizohet kreu i OSBE-së, pasi është edhe komisioni i Venecias edhe Palmer, edhe drejtuesit më të lartë të BE-së që janë shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Kjo e para nuk qëndron. Përsa i përket të dytit, ai e para ka kërkuar ndjesë dhe thoshte se u ndodha me gruan dhe një grup njerëz meshkuj, as fëmijë e gra, u sulën dhe krijuan një situatë frikësuese dhe reagimi im, thoshte ai nuk duhet të ndodhte. Gjithë kjo histeri kundër ndërkombëtarëve".

Me situatën e krijuar a është penduar PS-ja që e zgjodhi Metën President? "Në rrethanat kur u zgjodh u bënë shpjegimet, plotësonte të gjitha shanset që Shqipëria të mos mbeste pa president. Ishim të kushtëzuar nga numri i votave mandatin e kaluar. Numri i votave na kushtëzoi të shkojmë te Meta.