Ultrasit e Partizanit mbërrijnë në stadium për derbin me Tiranën! Tifozët: Fitojmë 3-0, e kemi të sigurt kampionatin

6 Mars 2023, 18:24

Tifozët ultras të Partizanit kanë mbërritur jashtë stadiumit ‘Air Albania’ ku kanë bërë edhe parashikimet e tyre për ndeshjen kundër Tiranës. Teksa bënë parashikimet e tyre live për studion e Report TV, tifozët e Partizanit u shprehën të sigurt se skuadra e tyre do të fitojë me rezultatin 3-0 duke shtuar se me këtë fitore do të kishin të sigurtë kampionatin.