Unaza e Madhe, IKMT shemb 20 objekteve në Astir/ Ndërtesat nga dy deri në katër kate

20 Tetor 2020, 15:24

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III në Astir.

Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme.Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë s'kualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë. Punimet do të zgjasin 4 muaj ndaj trafiku do jetë i kufizuar. Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj u bëri thirrje shoferëve që të zgjehdin rrugë alternative për të hyrë në Tiranë.