Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pjesë nga biseda me Thaçin.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook, krahas videos.




















