Union Bank, 1 mln € për të rinjtë nën 35 vjeç në biznes, trajnime dhe mentorim

22 Mars, 17:23

Union Bank, me anë të programit të BERZH-it “Të Rinjtë në Biznes”, do të vëre në dispozicion 1 milion Euro për të rinjtë nën moshën 35 vjeç, që duan të zhvillojnë një biznes. Programi nuk ofron vetëm akses në financim, por edhe njohuri dhe trajnime.