Unioni i Transportit Publik: Nga sot punojmë me gjysmë kapaciteti të autobusëve! Shkak pasojat ekonomike nga pandemia e rritja e çmimit të naftës, qeveria s'plotësoi kërkesat tona

18 Tetor 2021, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 20:52:27

Unioni i Transportit Publik lajmëron se duke filluar nga sot do të punojë me gjysmë të kapaciteteve të  mjeteve urbane. Kjo pasi sipas tyre ato po vuajnë ende pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës i bën ata të pafuqishëm ekonomikisht për të punuar me kapacitete të plota.