Universitetet do kërkojnë të rikthehen dy javë në auditore pas fatkeqësisë, s'ka pushime vere, viti akademik s'digjet

29 Prill 2020, 16:18

TIRANE-Viti akademik nuk do të digjet, por mësimi do të vijojë në muajt e verës. Ministria e Arsimit vendosi dje që shkollat të rihapen në shtator, ndërsa vetëm maturantët të rikthehen tre javë në bankat e shkollës nga 18 maji deri në 5 qershor për përgatitjet e fundit për provimet, por me rregulla të forta të disntancimit social.

Por cfarë do të ndodhë me studentët që gjithashtu po ashtu vijojnë mësimin online prej datë 9 mars ku u dha vendimi për mbylljen e universiteteve? Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku mësoi se në ditët në vijim do të mblidhet Senati Akademik për të diskutuar nëse do të rikthehen në auditorë, por vendimi do të varet nga Komiteti i Ekspertëve.