TIRANE-Shkollat në Shqipëri do të rihapen në shtator, pasi ky vit shkollor do të mbyllet online për shkak të koronavirusit. Nga klasa e parë deri te e 11-ta do të vijohet me mësimin nga shtëpia deri në 29 maj, ndërkohë që për maturantët dyert e shkollave do të hapen tre javë nga data 18 maj deri në 5 qershor. Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një komunikim për shtyp njoftoi se arsyeja pse nuk i hapim të gjitha shkollat ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve, pra pamundësia për të ruajtur disntancimin social.
Në klasat që do të hapen nuk do të ketë më shumë se 10-12 maturantë, ndërsa do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare për hapësirë nëse do të jetë e nevojshme. Por maturantët përgatitjet duhet ti fillojnë nga shtëpia që nga data 4 maj për të vijuar më pas në datë 18 në bankat e shkollës.
"Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit, datë 29. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social.
Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë e shkollave janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12 maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve" tha ajo.
Në provimet e maturës që do të zhvillohen nga data 8 deri në 18 qershor nuk do të përfshihen temat e zhvilluara në kushte shtëpie, por masat do të jenë të rrepta dhe strikte. Programin për tre javët e mësimit që do të bëjnë maturëntët do ta bëjnë drejtorët e shkollave.
"Puna do të fokusohet te matura, drejtorët do të hartojnë programin për maturën. Provimet e maturës nuk do të përfshijnë temat e zhvilluara në kushte shtëpie. Nga data 8 dhe 18 qershor do të zhvillohen provimet me rregulla strikte. Do të ketë lehtësira në përmbajtjen e provimit, por zero tolerancë. Nxënësit të mos vijnë me telefon në provim" tha ministrja.
Ndërkohë që pjesa tjetër nga klasa e parë deri te e 11-ta do të vijojnë mësimin normalisht si deri tani nga shtëpia deri në datë 29 maj, duke e mbyllur dy javë më herët. Po vlerësimet? "Vlerësimet përfundimtare do të mbyllen dy javët e para të qershorit nga mësuesit në shkollat ku i kanë regjistrat, duke bazuar me notat që janë marrë deri më 9 mars kur janë mbyllur shkollat duke marrë parasysh dhe vlerësimet në kushte shtëpie por vetëm nëse ndihmojnë dhe jo penalizojnë nxënësit në nota. Do të nxirren udhëzime nga Ministria" tha ajo.
Në fund të komunikimit me mediat, Shahini theksoi se kush do që të përsërisë vitin shkollor duhet të lajmërojnë. Ndërkohë që në shtator do të përsëriten të gjitha temat që janë zhvilluar online deri tani, për të vijuar më pas me programin e vitit të ri shkollor.
Vendimi i ministrisë së Arsimit për shkollat
1. Nga data 18 maj deri në 5 qershor hapen shkollat për maturantët me rregullat e distancimit 1.5 m
2. Nga data 8 deri në 18 qershor provimet e maturës
3. Te provimet e maturës nuk do të përfshihen temat e zhvilluara në kushte shtëpie
4. Provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të do të anulohen
5. Mësimi për klasat, nga e para deri te e 11-ta vazhdon deri në 29 maj nga shtëpia
6. Dy javët e para të qershorit mësuesit do të nxjerrin notat
7. Kush do të përsërisë vitin shkollor të lajmërojnë
8. Në shtator do të përsëriten të gjitha temat që janë zhvilluar online
Në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, ministrja Shahini tha se në shtator do të bëhet përsëritja e mësimeve online para se të vazhdohet me kurrikulën e vitit të ri shkollor 2020-2021.
"Shtatori do të nis me përsëritjen e temave të zhvilluara nga shtëpia me mësimin online, para se të vijohet me kurrikulën e viti të ri 2020-2021", tha Shahini
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini iu përgjigj shqetësimit të prindërve që nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre të përsërisin këtë vit shkollor e kanë të lejueshëm, por duhet të njoftojnë më herët. E njëjta thirrje vlen edhe për maturantët.
'Nëse ka prindër që duan që fëmijët të përsërisin vitin shkollor duhet të njoftojnë më parë. E njëjta thirrje velen edhe për maturantët", tha Shahini.
Ministrja e Arsimit, Shahini tha se shkolla do të hapet vetëm për maturantët 3 javë ku do të zhvillohen temat që nuk mund të bëhen gjatë mësimit online. Shahini tha se ky vit shkollor do të mbyllet më 29 maj me mësim online nga klasa e 1 deri në të 11 dhe dy javët e para të qershorit do u shërbejnë mësuesve për kalkulimet e notave dhe vlerësimeve të nxënësve.
"Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maj deri në 5 qershor, ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online. Nga klasa e 1 deri tek e 11 do të zhvillojnë mësimin deri në 29 maj online dhe për to do të mbyllet 2 javë më herët. Dy javët e qershorit do i shërbejnë mësuesve për të mbyllur dhe kalkuluar vlerësimet e nxënësve", tha Shahini.
Me mire do ishte sikur te gjithe shkollat e mesme te ktheheshin ne shkolle nga 15 maji e deri ne fund te korrikut duke bere mesim edhe te shtunave. Vend do te kete sepse fillorja dhe 9 vjecarja mesimin qe lane ne mars, ta rifillojne ne shtator. I bie te lirohen 9 ambjente njeheresh te destinuara per klasat nga 1 deri ne klasen e 9, dhe te perdoren nga tre klasa te mesme. Keshtu edhe e mesmja e mbaron shkollen brenda korrikut, edhe distanca ruhet me lehte. Ndersa per klasat 1-9 te fillojne ne shtator mesimet qe lane nga marsi e duke bere edhe te shtunave pergjate gjithe semestrit te pare e pse jo edhe gjith vitin shkollor 2020-2021 te kete shkolle edhe te shtunave. Ne kete menyre rikuperohen edhe mesimet e lena pergjysem per periudhen mars-qershor.
Përgjigju