Universitetet e Vlorës e Barit program të dyfishtë studimi në ‘inxhinieri mekanike’! Kushi: mundësi e mirë për studentët shqiptarë dhe italianë

12 Korrik 2023, 21:44

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” dhe Universitetit Politeknik të Barit në Itali nënshkruan marrveshjen për programin e dyfishtë Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”. Kjo marrveshje do të vihet në zbatim që nga viti  akademik 2024-2025.Në ceremoninë e mbajtur në Vlorë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilësoi si një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë dhe italianë por edhe një urë lidhëse më shumë mes dy qyteteve.